Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se pajiset e Onkologjikut janë jashtë funksionit.
Por Shërbimi i Onkologjisë në QSUT ka reaguar menjëherë duke treguar se të gjitha pajiset janë në punë, madje ditën e sotme janë kryer analiza për më shumë se 80 persona.
Redina Myrku përgjegjëse e Radioterapisë në Onkoligjik thotë se asnjë prej pajisjeve nuk ka patur probleme, ndërkohë që Vokshi hodhi akuza për daljen jashtë funksionit tyre.
“Gjatë ditës së sotme datë 11 prill 2016 deri në orën 16.00 janë trajtuar 60 pacientë me kobalto-terapi në shërbimin onkologjik. Deri në përfundim të turneve të laboranteve do të trajtohen edhe 20 të tjerë. Ndërkohë që puna vazhdon normalisht me të dy aparatet e kobaltit që ndodhen në këtë shërbim,” tha përgjegjësja e radioterapisë.
Mesatarisht në departamentin e Radioterapisë së shërbimit Onkoligjik në QSUT 70 persona kryejnë analizat.