Mbahet ditën e sotme në 10:00 seanca plenare e radhës në Kuvend, ku janë parashikuar për t’u diskutuar disa projektligje, mes të cilëve edhe ai për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
Megjithatë, nuk dihet nëse kjo seancë do të zhvilliohet në kushte normale duke qenë se opozita ka paralajmëruar që do të vazhdojë mosbindjven civile dhe bojkotin në Parlament.
Seanca e sotme vjen pas asaj të së hënës së 28 Tetorit, e cila zgjati vetëm 20 minuta pasi deputetët e pranishëm të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit. Me pankarta në duar dhe zhurmuese, demokratët nuk lejuan socialistët të flisnin në foltore.
RENDI I DITËS I SEANCËS NË SOTME PLENARE (31 TETOR 2024):
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 28.10.2024.
2. Njoftime
3. Projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
5. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
6.Dekreti nr. 357, datë 10.10.2024, “Për kthimin e ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
7. Projektvendimi “Për një ndryshim të vendimit nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit”, i ndryshuar”.
8. Projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
9. Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
/a.r