Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala thotë se atentati në Shkodër ku u vra Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati do të ndezë një shkëndijë që do ta përvëlojë përfundimisht Shkodrës.
Nga kjo ngjarje e rëndë vdiq edhe një grua, ndërsa burri i saj mbeti i plagosur, pasi makina ku po udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin gjatë atentati dhe u përplas me motorin ku po udhëtonte çifti i pafajshëm.
Sipas Lalës, objektivi i autorëve ka qenë që të vrasin të dy, edhe Hamza Licin edhe Arlind Bushatin, që Lala sqaron se prej vitit 2018 është lidhur me eksponentë të botës së krimit.
“Për fat të keq eshte ndezje e një shkëndije që mendoj se do ta përvëlojë përfundimisht Shkodrën. Hamza Lici ishte personazh që e njihnin të gjithë. Djali i vogël i Mustafa Licit, vëllai i Ibrahim Licit, i cili është përplasur me grupin Bajri.
Mënyrë si ka ndodhur atentati dhe personazhet të përfshirë tregon se kjo ngjarje do të ndodhte.
Hazma Lici po udhëtonte me Arlind Bushatin, me të cilin ka qenë i lidhur fort kohët e fundit. Arlind Bushati është djali i një politikani lokal, Xhemal Bushati që ka qenë kandidat për kryetar bashkie në partine e Bashës.
Djali i tij Arlind Bushati ishte lidhur me ekspononte të botës së krimit, fillimisht me Astmer Bilalin që konsiderohej krahu i armatosur i grupit Bajri dhe më pas kalon në grupin kundërshtar të Hamza Licit.
Unë mendoj se kanë pasur qëllim që ti vrasin të dy.”, tha Lala ne emisionin Open në News24.