Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, një flamur i përmasave gjigante është duke u përgatitur në Fier. Kjo falë Kryetarit të Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu. Ky i fundit është duke qepur flamurin e përmasave 800 metër katror.
Ky është jo vetëm flamuri i krenarisë kombëtare, por edhe i bashkimit ndër shqiptarë ka pohuar Ziu, i cili që prej tre ditësh po merret me qepjen e flamurit më të bukur në botë!
“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë e bashkuar jo vetëm për festat e Nëntorit apo stadium, por shqiptarët duhet të jenë 24 orë të bashkuar për çështjet e flamurit”, tha ai.
Ziu ka dhënë mesazhin për gjithë shqiptarët anembanë botës ta mbajnë gjithmonë në zemër flamurin kuq e zi që është larë me gjak ndër breza.
View this post on Instagram
Rrofshë o Kici rrofsh, o ty të paçim sa maletë are dëgjon ti se pa të themi nevetë re….
O ty të rrofshin çiliminjtë e gjithë çke are.
Shyqyr që tkemi re.
Bëfsh hajërë.