Luana Vjollca, pavarësisht kritikave që mori kohët e fundit për interpretimin e saj live, nuk e ka ndërmend të ndalet me krijime të reja muzikore.
Prezantuesja e njohur, e cila ka disa këngë të publikuara duket se e ka marrë seriozisht karrierën në muzikë.
Luana do të vijë me një këngë të re gjatë këtij muaji, për të cilën mësohet se do të kujdeset Getoar Selimi, i dashuri i motrës së saj, Marinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë biondja në emisionin e saj “Të çmendur pas…”, duke paralajmëruar se projekti do të publikohet në fund të prillit.
Telegrafi