Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, në një deklaratë për mediat nga Komisariati i Policisë Fier, ka pohuar se shoqërimet e protestuesve në polici janë presion që nuk i ndal demokratët
Ai ka theksuar se vetë nuk do të paraqitet në polici pasi është në mosbindje civile. Nuk i njoh këta, ka thënë Baçi.
“Presion dhe shantazh. Këto ishin të pritshme për ne sepse duan të frikësojnë qytetarët. Këta e filluan para protestës për të frikësuar qytetarët, por sot në mëngjes kanë shoqëruar orë pas ore protestues dhe numri duhet të jetë i konsiderueshëm. Jemi këtu dhe do të jemi këtu, do të caktojmë avokat për të ndjekur procedurat. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile dhe shantazhi do t’i kthehet në bumerang.
Nuk jam thirrur nga policia. Në një listë që ka dalë, kam parë që është edhe emri im aty, por unë nuk do të paraqitem, pasi jam në mosbindje civile dhe nuk i njoh”, ka thënë Baçi.
/a.r