Një agjent krimesh në Policinë e Shkodrës dyshohet se ishte objekt i paralajmërimit të djegies së dy automjeteve në qytetin verior gjatë natës.
Gazetarja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja, thotë se makinat e djegura në pronësi të S.Hoxha, përdoreshin nga Ergys Lohja, agjent i krimeve në Shkodër.
Grupi hetimor dyshon se djegia e mjeteve ka qenë mesazh pikërisht për Lohjan.
Gjatë orëve të natës, dy makina u dogjën në Shkodër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Djegia e dy makinave dyshohet të jetë e qëllimshme.
/a.r