Alban Daci
Këta na sfidojnë çdo ditë duke thënë se janë shumica!
Këta na sfidojnë çdo ditë duke na thënë se janë të pafajshëm!
Këta na sfidojnë çdo ditë edhe në atë pak jetë të lirë që na ka mbetur!
Këta na sfidojnë çdo ditë në emrin tonë për egot e tyre.
Këta na sfidojnë çdo ditë duke na thënë se ata veprojnë në emrin tonë!
Këta sfidojnë çdo ditë institucionit e brishta demokratike për interesat e tyre!
Këta na sfidojnë çdo ditë duke thënë se e bëjnë për ne këtë betejë!
Këta na sfidojnë çdo ditë sikur të ishin padronët e çdo gjëje publike, rrugë, sheshi e të çdo hapësire publike.
Këta na sfidojnë çdo ditë duke pretenduar se jemi të mundur dhe të dorëzuar përballë fateve tona!
Këta dua të sfidojnë Spak që më gjithë problemet e veta është shpresa jonë e vetme!
Këta duke sfiduar Spak hapur sfidojnë lirinë tonë!
Këta duan të marrin përgjigje nga qytetarët që të ngrihen kundër kësaj klasë politike dhe të mbrojnë Spak si shpresa më rëndësishme dhe reale që kanë pasur shqiptarët në 34 vite!
Ashtu si në Shqipëri edhe në Itali në vitet ’92 politika tentoi të sfidonte drejtësinë, por ajo i mbrojtë fuqishëm nga qytetarët e lirë!
Shqiptarët duhet të dalin masivisht të protestojnë e të mbështesin Spak, sepse kështu mbrojnë lirinë e tyre e demokracinë e tyre!
E vertete
Po kur Kryetari i SPAK është kushuri i parë i një krimineli me të njëjtin mbiemër: Dumani?!Mund të na sqarojë vet Zoti Dumani se çfarë e ka të penduari e drejtësisë me të njëjtin mbiemër?! Uroj që të mos e ketë as në lagje dhe do t’i jem mirënjohës për punën qoftë edhe të njëanshme…sot PS,nesër PD, pasnesër PL dhe me radhë të pastrojë plehrat e politikës shqiptare që na morën jetën për 34 vjet me radhë….Suksese z.Dumani