Policia u ka bërë thirrje protestuesve të opozitës të lirojnë rrugët. Drejtuesit e uniformave blu kanë përdorur megafonë për të kërkuar zhbllokimin e qarkullimit. Sipas tyre veprimet janë të dënueshme. “Lironi rrugën, veprimet tuja janë të dënueshme”, dëgjohet të thotë policia.
Deri më tani efektivët nuk kanë ndërhyrë, teksa po qëndrojnë në gatishmëri.