Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, deputeti demokrat Edi Paloka theksoi se aksioni është në vazhdën e mosbindjes civile të shpallur pak javë më parë.
Nga rrethrrotullimi i Shkozetit, Paloka u shpreh se kjo është një protestë ku qeveria dhe mazhoranca do ta marrin mesazhin e qartë.
“Këtu nuk bëhet fjalë me jetë normale politike dhe aksioni do të vazhdojë i ndërthurur me aksionin si në parlament ashtu dhe në terren”, tha ai për “Ora News”.
Deputeti Paloka i bëri thirrje policisë të mos provokojë, pasi qytetarët tashmë janë në mosbindje civile dhe nuk ka asnjë narko-polici që i shërben narko-regjimit që mund ta stepë opozitën.