Pas pak nis protesta e opozitës, protestë e shtrirë në disa qarqe të vendit, ndërkohë është paralajmëruar
mosbindje civile dhe bllokim I disa nga rrethrrotullimeve më kryesore në vend.
Mbi ngjarjen ka reaguar Edvin Kulluri, I cili nuk I ka kursyer ironitë në një postim në rrjetet sociale.
Referuar faktit që deputetët e Partisë Demokratike janë shpërndarë në disa nga nyjet kryesore të vendit.
Kulluri shkruan se është ironike të kërkosh nga një gjirokastriti të paguajë 50 mijë lekë naftë që të takojë në rreth rrotullimin e Levanit, Tritan Shehun, vend ku ky I fundit është vendosur së bashku me deputetin Luan Baçi.
“U prish fare kjo dynja! Pse duhet te paguaje 50 mije leke nafte nje gjirokastrit per te takuar Tritanin te rrethrrotullimi i Levanit?!”, shkruan ai.