Nga luftimet rreth qytetit Alepço, në 24 orët e kaluara, janë vrarë së paku 16 pjesëtarë të forcave proqeveritare dhe 19 anëtarë të grupeve kryengritëse të ndërlidhura me al-Kaidën, ka njoftuar dje Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e vet të vëzhguesve brenda Sirisë.
Militantët e Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra, që është e ndërlidhur me al-Kaidën, janë të përjashtuar nga marrëveshja për armëpushim, që është ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.