Policia e Sarandës ka arrestuar një 26-vjeçar i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Ai është Arbër Kolaj, 26 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë së Sarandës, pasi u kap në flagrancë në lagjen nr.1 Sarandë, në afërsi të një lokali të quajtur “Rojal”, duke poseduar me vete 4 doza me peshë 6 gr lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” (mbështjellë me letër alumini).
Shërbimet e Policisë, pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, kanë gjetur gjithashtu edhe 6 fishekë pistolete, të kalibrit 7.62 mm, materiale të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.