Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Elbsan, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi i shpërtheu lënda plasëse që po tentonte t’ia vendoste një mjeti.
Viktima dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, ndërsa humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
24-vjeçari ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe policia po heton ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:10 në lagjen “Shënkoll”
I riu, sipas policisë, po vendoste eksplozivin në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., por lënda plasëse i shpërtheu duke i shkaktuar dëmtime. Për pasojë, 24-vjeçari ndërroi jetën në spital.
Po kështu policia po heton dhe konfliktet e mundshme të shënjestrës së atentatit që mbeti në tentativë me inicialet R.Ç.