Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar dhe ish-deputeti, Artur Roshi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku u mor sot në pyetje për rreth tre orë. Roshi tha për mediat se arsyeja e thirrjes së tij kishte të bënte me një problem të hershëm me një pretendim të jashtëligjshëm nga ana ime në qytetin e Sarandës.
Ai shtoi se thirrja e tij në SPAK ishte në lidhje me disa blloqe betoni që ishin hedhur në pronën tij që kishin të bënim me trotuarin e rrugës, i cili u ndërtua me një leje ndërtimi sipas lejes së Bashkisë së Sarandës dhe me një togë rëre i cili edhe ai sipas deklaratës së punimeve ishte po me lejen e bashkisë së Sarandës. Roshi tha se thjesht dha përgjigjet dhe se nuk beson se është nën hetim.
“Nuk është se kam ndonjë interes për t’u shprehur para mediave, por meqë ju këmbëngulni, unë them se ishte një gjë rutinë që kishte të bënte me një problem të hershëm me një pretendim të jashtëligjshëm nga ana ime në qytetin e Sarandës. Në lidhje me disa blloqe betoni që ishin hedhur në pronën time që kishin të bënim me trotuarin e rrugës, i cili u ndërtua me një leje ndërtimi sipas lejes së Bashkisë së Sarandës dhe me një togë rëre i cili edhe ai sipas deklaratës së punimeve ishte po me lejen e bashkisë së Sarandës. Thjesht dhashë përgjigje për këto. Nuk besoj që jam nën hetim”, deklaroi Roshi.
/a.r