Ndeshja hapëse e kapionatit evropian “Francë 2016” cilësohet si më e rrezikuara nga sulmet terroriste sipas analizave të bëra nga ekspertët e sigurisë. Bëhet fjalë për ndeshjen midis të zotëve shtëpisë, Francës dhe Rumanisë. Në këtë grup bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare së bashku me atë të Zvicrës.
Duke qenë një ndër vendet më të rrezikuara nga terrorizmi, edhe kombëtarja franceze mund të jetë në shënjestër.
Rreziku vlerësohet i madh edhe në ndeshjen që Franca do të zhvillojë kundër Shqipërisë. Gjithsesi organizatorët e evropianit kanë paralajmëruar se kanë marrë të gjitha masat. Qytetet franceze dhe stadiumet do të jenë të blinduara nga forcat e sigurisë, dhe kontrollet do të jenë mjaft të rrepta.