Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet që prej ditës së hënë në burgun 313, pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mos-deklarim të pasurisë.
Lidhur me arrestimin e Metës dhe qëndrimin e tij te 313-a, foli në emisionin “Kjo Javë” në News 24, gazetarja Klodiana Lala.
Gazetarja tha se kreu i PL-së ka qëndruar gjatë gjithë kohës vetëm gjatë orarit të ajrosjes në qeli.
Më tej ajo tregoi se Meta është vendosur në sektorin me ish-zyrtarë të administratës, dhe ish-punonjës të policisë, që nuk përbëjnë rrezik.
“Tek 313 ka emra të njohur të botës së krimit. Meta ka qenë kryeministër e president e duhet që të sigurohet jeta e tij.
Duhet të pyetet çdo person, për të rritur sigurinë. Është kontaktuar kryesisht nga z Gjokutaj dhe djali i ka dërguar ushqime. Është dërguar në sektor. Meta ka rrotull ish-zyrtarë të administratës, ish-punonjës të policisë, që nuk përbëjnë rrezik.
Një prej tyre është një ish-zyrtar i lartë i policisë. Meta ka kërkuar palestër, ku të bëjë stërvitje. Mendohet se do të qëndrojë në qeli në kohë të pacaktuar, derisa Apeli të vendosë”, tha Lala.
/a.r