Komisioni i ekonomisë miratoi një projketligj i cili ndryshon kriteret se si jepet ndihma ekonomike. Ministri Blendi Klosi tha se kjo skemë është zbatuar në 2 vite në tre qarqe të vendit dhe ka dhënë rezultat.
“Me sistemin e ri ndihma nuk është më e pjesshme dhe masa e pagës së familjeve përfituese është rritur. Apo, krahasuar me vetëm 2 vjet më parë, ndihma ekonomike është dyfishuar”, deklaroi Klosi.
Por kryetari i komisionit, Erion Braçe kërkoi që të bëhet kujdes me disa indikatorë si të ardhurat nga emigracioni apo bujqësia.
“Të ardhurat nga bujqësia janë informale totalisht. Ndërsa remitancat në zonat rurale nuk vijnë as përmes postës. Vijnë dorazi. Ky është një problem i madh”, tha Braçe.
Por drejtorja e Shërbimit Social shpjegoi se për çdo rats do të bëhen verifikime në terren. “Së pari është vlerësimi që bën vetë administratori social, që kryen verifikim fizik në familjen e përfituesve dhe nga ana tjetër janë institucionet që mund të vërtetojnë deklarimet e bëra nga familjet apo individët përfitues”, deklaroi Etleva Bisha.
Pagesa e ndihmës ekonomike në Shqipëri është maksimalisht rreth 8 mijë lekë për familjet me shumë pjesëtarë. Gjithësej në Shqipëri trajtohen me ndihmë ekonomike 80 mijë familje.
/ Top Channel