Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në New York, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje që të investojnë në Atdhe.
Kreu i vendit tonë, deklaroi se në ditët në vijim qeveria do të prezantojë “paketën e maleve”, e cila do të lehtësojë emigrantët që të investojnë në zonat malore në vendlindje.
“Ne do të publikojmë një program të ri për të gjitha zonat malore, për emigrantëtë që vijë nga ato zona. Do t’a quajmë “Paketa e maleve”, e cila do tu japë mundësi për agroturizëm, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave.
Ajo që unë u them shqiptarëve që jetojnë në Amerikë dhe Europë nuk është kthehuni përgjitmonë, po t’i investoni kursimet tuaja te shtëpia e gjyshit për ta kthyer në agroturizëm në fund të muajit. Do të fitoni më shumë nga shpia e gjyshit se sa nga ai që ju jep punë këtu dhe ju mban me një rrogë”, tha Rama.