Ministrja e Mrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Jeronim Bazo takuan sot ushtarakë të bazës ajrore Farkë, në Tiranë.
Kodheli ka folur për aksidentin ajror të së mërkurës së javës së shkuar, ku humbën jetën edhe dy pilotë, pasi helikopteri EC 145 u rrëzua në liqenin e Shkodrës.
Ministrja tha se “po bëjmë maksimumin me prokurorinë që çështja të zbardhet”. Ndërsa, Bazo tha iu bëri apel efektivëve ajrorë që të fokusohen në punën e tyre. “Misioni vazhdon”, tha ai.
Helikopteri u rrëzua në liqenin e Shkodrës, rreth orës 14.00 të 6 prillit. Nga kjo ngjarje humbën jetën 2 pilotë, toger Donald Hoxha dhe kapiten Florian Deliaj si dhe u pagos ushtari Gerald Baramuça. Të tre gjendeshin në bordin e mjetit fluturues. Shqiptarja.com