Katër persona, dy shqiptarë dhe 2 belgë janë dënuar me 18 muaj burg dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh, pasi u kapën me drogë në një ndërtesë në në Mechelen të Belgjikës.
Siç shkruajnë mediet e huaja, më 22 maj 2022, policia mori një denoncim për një automjet të dyshimtë pranë dyqanit Lidl në Nekkerspoelstraat.
Policia monitoroi automjetin dhe vuri re se një person hyri brenda një banese dhe doli pak çaste më vonë së bashku me një tjetër. Ata vendosën disa pako në zonën e ngarkesave të furgonit. Në atë moment ndërhyri policia dhe dy personat që drejtonin furgonin u arrestuan menjëherë, si dhe dy bashkëpunëtorët e tyre.
“Gjatë arrestimit të dy personave të fundit, inspektorët kanë vërejtur se po lëshonin një erë marijuane. Ky ishte menjëherë sinjali për të kontrolluar përmbajtjen e furgonit. Dhe me sukses sepse u gjetën të gjitha llojet e materialeve që mund të përdoreshin për plantacione marijuane. Ishte e qartë se gjërat po çmontoheshin ose zhvendosej një plantacion marijuane. U gjetën 1099 vazo që mund të përdoreshin për rritjen e bimëve të marijuanës”, deklaroi prokurori Karel Berteloot
Nga katër të pandehurit, vetëm njëri u përfaqësua nga një avokat. Tre të tjerët nuk morën pjesë. Tre gjyqtarët e gjykatës penale për të katërt caktuan 18 muaj burg dhe 8 mijë euro gjobë. Pezullohet dënimi me burg për njeriun që kishte avokat. Ai në fakt duhet të paguajë 4000 euro nga gjoba 8000 euro.
/a.r