Kur Steve Jobs vdiq në tetor të vitit 2011, shumica e aseteve të tij i kaluan nën pronësi gruas së Jobs, e cila u bë një ndër 50 njerëzit më të pasur në botë.
Laurene Powell Jobs, tani 52 vjeçare, ishte martuar me pronarin e gjigandit teknologik Apple në vitin 1991, 10 vjet para lansimit të iPod-it të parë dhe tani ajo menaxhon një pasuri prej 16.7 miliardë dollarësh.
Në mesin e të tjerave, ajo ka nën pronësi dy aeroplanë privatë, patundshmëri të panumërta, aksione në Walt Disney dhe në Apple, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Powell Jobs, është gruaja e gjashtë më e pasur në botë sipas rankimit të Forbes.
Përfitimet më të mëdha, ajo i ka nga aksionet që ka në kompaninë e Walt Disney të cilën e ka trashëguar nga bashkëshorti.
Ajo ka nën pronësi edhe shtëpinë ku jetonte bashkë me Steve Jobs në Palo Alto, me vlerë prej 8 milionë dollarë. Ajo ka edhe prona të tjera në Woodside, në vlerë prej 7.5 milionë dollarë dhe 10 milionë.