Nga Artur Ajazi
Eshtë dramatike dhe tragjikomike, të dëgjosh se si imitojnë deri në detaje Sali Berishën. Se si me xhestikulacione para kamerave dhe mikrofonëve, nisin fjalimet e tyre djem dhe vajza të reja, që flasin dhe shajnë me libër shtëpie, fiks si Sali Berisha. Kjo ndoshta ishte periudha “më e artë” për Berishës, që dashje pa dashje “prodhoi” salistë me shumicë. Gjithkush rendet ti ngjasojë atij, në të folur, në qëndrime para kamerave, në sharje dhe ofendime ministrash, kryeministrash, prokurorësh, dhe pa prodhuar asgjë tjetër, veç britmave lebebitëse mes sheshit dhe bulevardit të Tiranës. Dalin çdo javë dhe protestojnë te dera e bashkisë, duan largimin e Erion Velisë me pahir, edhe pse ai është legjitim në postin e kryetarit të bashkisë. Dalin dhe imitojnë Sali Berishën, edhe kur akuzojnë kryeministrin Rama, edhe kur ofendojnë prokurorët, gjyqtarët, ambasadën e SHBA-së, dhe shpesh edhe ndërkombëtarët e tjerë. Salistët nuk harrojnë ti kujtojnë kryeministrit se “ti harroje mandatin e 4, vetëm mbi trupat tanë po kalove”. Sa turp. Djem dhe vajza të reja, të shkolluar apo jo, por të arrijnë të derdhin mbi emrin dhe figurën e kryeministrit, apo dhe kreut të SPAK-ut, akuza dhe presione banale. Në demokraci o salistë, vetëm vota e lirë dhe vota e shumicës, të shpie drejt pushtetit legjitim. Në demokraci o salistë, vetëm vota, dhe vetëm organet e drejtësisë hetojnë, gjykojnë dhe dënojnë, dhe jo kryeministri. Në fakt salistët, janë mësuar me doktrinën e liderit të tyre Berisha. Atje ata gjejnë siç duket vehten. Atje gjejnë “leksione” se si merret pushteti me dhunë, se si nxirret me dhunë një kryetar bashkie nga zyra edhe pse është votuar nga shumica e qytetarëve të Tiranës, dhe se si “pas marrjes së pushtetit, vjen hakmarrja edhe ndaj kreut të SPAK-ut”. Kjo pra, është opozita sot. Ajo opozitë që 34 vjet më parë u krijua si parti politike nga studentët e Dhjetorit ’90, dhe jo nga ish-komunistët e PPSH-së. Por fatkeqsia ishte se, PD-ja shumë shpejt u kthye në parti dhune, dajaku, vjedhësish, dhe jo në forcë politike ku mbroheshin interesat e ish-pronarëve, të burgosurve politikë, apo dhe shtresës së djathtë në Shqipëri. Arritja më e madhe sot në PD, mbetet krijimi i korit të salistëve, që Berisha i përdor sa herë i duhen, në sheshe, bulevarde, apo deri në oborrin e Parlamentit Eurpoian në Strasburg. Kjo pra është opozita, që po kërkon me pahir pushtetin, edhe pse e di fare mirë që, ai vjen nga vota e lirë, dhe jo nga mitingjet e dhunshme dhe molotovët.
I bukur ky shkrim.
Ky titull, a mos do të shkonte më mirë SALUSHËT ?
Sepse, pjesën SAL(Ë) e kanë nga i zoti i penxheres, pjesa tjetër është ….ush….ush…ush…. ashtu si i thuhet gomarit…..ush he dreq….