Pas ironizë së Mimoza Hafizit me një deklaratë të Servet Pëllumbit, ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe, duke e cilësuar si neveritëse atë që ka thënë deputetja e Shkodrës.
Mimoza Hafizi shkruante në rrjetin social se me fitoren e Ramës në referendum, Servet Pëllumbi ishte njeriu më i lumtur pasi PS ishte kthyer sërish si në kohën e “shokut Enver”.
Ja çfarë shkruan Braçe:
“Neveri!
Nese ka nje gje neveritese mes ketyre qe kane kauze lirine, eshte:
Mungesa e respektit të thellë ndaj të gjithë kontribuesve historikë në Partinë Socialiste! Per nje arsye te thjeshte; Nuk mendojne si ata!!
Profesor Servet Pellumbi eshte nder ata pak socialiste qe kane nje kontribut shembullor, historik ne te majten e re shqiptare, ne Partine Socialiste qe e rithemeluan, demokratizuan, modernizuan, hapen, forcuan, fuqizuan, e rikthyen konkuruese dhe fituese!!
Madje, tamam atehere kur keta qe kane zbuluar tani se jane socialiste, as qe afroheshin te kontribuonin ne PS! Nuk mund ta le menjane kontributin akademik te tij!! Turp e faqja e zeze c’gjuhe kane e cfare thone”, shkruan Braçe