Një skandal ka ndodhur në Europa League, në sfidën Fenerbhaçe – Manchester United.
Tifozët e “Djajëve të Kuq” kanë mbetur të bllokuar në stadiumin “Sukru Saratsoglu” deri në orët e para të së premtes, pavarësisht se ndeshja ndaj Fenerbahçes kishte përfunduar mbrëmjen e së enjtes, shkruan A2.
Pamjet kanë qarkulluar në mediat sociale ku tregojnë rreth 2500 tifozë anglezë të ngecur në dalje të stadiumit në një zonë të vogël, me ata që janë shprehur se kanë qëndruar të palëvizur për më shumë se dy orë.
Në pamjet që janë bërë virale në Twitter shihen tifozët e United duke u përpjekur të depërtojnë nga një derë e vogël për të lënë fushën, ndërsa shumica e fansave nuk mund të largoheshin as nga tribuna, raporton A2.
Sfida e United kundër ekipit të drejtuar nga Jose Mourinhos u mbyll në barazim 1-1. “Djajtë e Kuq” vazhdojnë kështu rrugëtimin e tyre pa asnjë fitore në Ligën e Evropës.
/a.r