Funksionari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho thotë se duhet që opozita të hyjë në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm në mënyrë që sipas tij, të ndryshojë situata politike në vend.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nesho shprehet se ata do të marrin pjesë në zgjedhje nëse plotësohen kushtet e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Mirëpo, Nesho nuk preferon të japë përgjigje se çfarë do të ndodhë nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për qeveri teknike.
Blendi Fevziu: A do të hyni ju në zgjedhje?
Agim Nesho: Po do të hyhet sepse duhet të ndryshojë situata. Shqipëria është kapur, është një detyrë, jo për interesat e opozitës, por një detyrë që ka ndaj popullit të tij. Ne do të futemi dhe do të luftojmë që opinioni publik të reflektojë. Opozita nuk hyn me këtë regjim pa u plotësuar 2 kushtet kryesore: Qeveri teknike…
Blendi Fevziu: Po nëse nuk e pranojnë qeverinë teknike?
Agim Nesho: Konkurrimi i drejtë është kur kushtet janë të barabarta për të gjithë. Edhe ideja që këtë reformë e përkrah Amerika, gënjeshtër. E përkrahin burokratë që duan të ju shërbejnë interesave të tyre. Në Amerikë ka tjetër standard.