Analisti Neritan Sejamini debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” me ish-deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj për masën e arrestit me burg për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sejamini u shpreh se mbrojtja politike nuk është e drejtë dhe se ai duhet të shkojë dhe të përgjigjet para ligjit.
Pjesë nga debati
Neritan Sejamini: Nëse në Shqipëri ka diktaturë, nuk është instaluar tani diktatura.
Kejdi Mehmetaj: Po mirë, kemi 12 vjet që kemi një diktator.
Neritan Sejamini: Nuk ka akuzë nga prokuroria për Ilir Metën. Ata po hetojnë.
Andi Bushati: Ai është izoluar. Nuk kryen dot aktivitetin e tij politik.
Neritan Sejamini: Dhe ky vendim nuk ka nevojë për intepretime të arsyeshme që po e lamë të lirë na ndikon në hetim.
Kejdi Mehmeti: As kjo nuk është e argumentuar.
Andi Bushati: Dhe pastaj nxjerrin ndonjë palaço nëpër studio që thonë se ne dëgjuam që ai do të ikte në Hungari dhe do të takonte Gruevskin, pra është pjesë e një plani.
Kejdi Mehmetaj: Njërit prej liderëve kryesorë të opozitë t’i hiqet mundësia për të vazhduar funksionet e tij politike.
Neritan Sejamini: Ky është një nga liderët kryesorë, tërë jetën. Edhe 50 vite nga sot, lider i rëndësishëm do të jetë ai.
Kejdi Mehmetaj: Çfarë do me thënë? Ta fusim në burg që të mos jetë më lider?
Neritan Sejamini: Kjo mbrojtja politike që ky është lider i madh… Ky lider i madh ka qenë tërë jetën. Edhe 30 vjet, 40 vjet, 50 vjet, edhe kalamajtë tanë këtë do të kenë lider? Kështu që hiqe këtë.
Kejdi Mehmetaj: Po çfarë do të përdorim burgun që të mos jetë më lider?
Neritan Sejamini: Përdor argumentin juridik. Po fillove me ky është lider i opozitës, po qe se është është më i barabartë se unë? Pra po të më kapin mua, më fusin? E kupton pra pse nuk ikin këta nga kryetar partie? Se këta e dinë këtë gjë. Po të jesh kryetar partie, mund të thuash gjithë jetën se jam lider i partisë, lider i opozitës, kështu që hiqeni këtë argumentin e liderit të opozitës.
Kejdi Mehmetaj: Thashë që të shkojë të përgjigjet. Por ç’nevojë ka të arrestohet, t’i hiqet liria, të hetohet, të gjykohet, përveçse për të ndikuar në zgjedhje.
Neritan Sejamini: Shumë mirë që është lider i opozitës. Të vejë atje të mbrohet se ka më shumë para se unë, ka avokatë, ka njerëz që e mbështesin.
/a.r