Sali Berisha dhe Ilir Meta ndodhen prej disa kohësh në një aleancë të përbashkët, për shkak të problemeve që të dy kanë me drejtësinë.
Por, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithmonë kaq e afërt. Në vitin 2001, kur Meta ishte kryeminsitër i vendit dhe Berisha lider i opozitës, ky i fundit nuk linte akuzë pa bërë kundër tij. Kryetari i PD, e fajësonte kryeministrin e atëhershëm për vjedhjen e votave, vjedhjen e thesarit të shtetit, trafikun e armës, drogës dhe qenieve njerëzore.
“Për Partinë Demokratike, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë, në krye të listës së vendeve të globit në trafiqet e skllevërve të seksit, fëmijëve dhe vajzave, të drogës dhe armëve. Meta është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet dhe korrupsionin, ndaj dhe rikthimi në Shqipëri i një kryeministri legjitim mbetet obligimi madhor më absolutë i shqiptarëve që votuan kundër tij,” shprehej dikur Berisha në drejtim të Ilir Metës.
“Për Partinë Demokratike, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë, në krye të listës së vendeve të globit në trafiqet e skllevërve të seksit, fëmijëve dhe vajzave, të drogës dhe armëve. Meta është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet dhe korrupsionin, ndaj dhe rikthimi në Shqipëri i një kryeministri legjitim mbetet obligimi madhor më absolutë i shqiptarëve që votuan kundër tij,” shprehej dikur Berisha në drejtim të Ilir Metës./TEMA