“Call Center”, oazi më i madh i punësimeve për të rinjtë shqiptarë në dekadën e fundit po tkurret. Nga mbi 16 mijë të punësuar në këtë sektor në 2015-ën, apo gati 20 mijë në 2018-ën, numri i operatorëve telefonikë ka rënë në më pak se 10 mijë këtë vit.
“Ka gjithmonë e më pak të rinj që duan të punojnë në këtë sektor. Mos harrojmë se pjesa më e madhe e tregut është e përqendruar në Itali. Italisht-folësit sa po vjen e po rrallohen. Kjo për shkak të brezave të rinj 18-20 vjeçar që nuk njohin këtë gjuhë”, shprehet Tonin Preci.
Ndryshimi i tipologjisë së aktivitetit, nga shitje apo shërbim klienti drejt bursave dhe skemave të tjera mashtruese, përpjeke të cilat janë zbuluar nga SPAK, janë një tjetër arsye e rrudhjes së këtij sektori.
Numri i kompanive që operojnë si qendra të thirrjeve telefonike nga rënë në 508 nga 848 në 2015-n.
“Ka ndikuar në prishjen e imazhit të sektorit. Por dua t’u them të rinjve që të mos bëhen pjesë e këtyre skemave mashtruese pasi do të përzihen në aktivitete kriminale”, shton Preçi, shkruan A2.
Megjithatë shumë të rinj e vijojnë t’i cilësojnë “Call Center” si vendet e vetme të punës që gjenden lirshëm dhe mund të punosh me orare të reduktuara për të fituar një rrogë minimale, krah shkollimit.
“Pasi tentova të punësohesha në administratë, me burokracitë e shumta në fund vendosa të punoj në call center. Është një pagë e mirë dhe e shpejt”, shprehet një prej tyre.
Sektori call center mori zhvillim pas vitit 2010, pasi kompanitë italiane e transferuan aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohuritë e gjuhëve të huaja.
/a.r