Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar duke punuar me mjetin e tij bujqësor.
Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. R., banues në fshatin Shalës.
Sipas familjarëve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me frezë dore, aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
/a.r