I ftuar në emisionin “Ditari me Bruna Cifligu” në A2CNN, gazetari Martin Leka ka folur për protestën e opozitës në Strasburg dhe për arrestimin e Ilir Metës.
Protesta e opozitës është një tjetër qasje sipas Lekës dhe kjo vjen edhe si rrjedhojë e një bllokade të PD nga ndërkombëtarët që sipas tij, e ka fillin në faktin që lideri i saj Berisha është non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Nuk dihet ende sa efikasitet do të ketë, por ajo që është e sigurtë është fakti se është më efikase tek elektorati në Shqipëri se sa molotovët, djegiet e shkatërrimet brutale nëpër Tiranë, tha Martin Leka.
Duke komentuar arrestimin e liderit të Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit Meta, gazetari tha se “Nëse ka një njeri që nuk e donte burgosjen e Ilir metës disa muaj përpara fushatës elektorale të zgjedhjeve legjislative të 2025, ai do të ishte Edi Rama. Sepse Ramës nuk i pëlqejnë fitoret e lehta”.