Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga vizita e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë.
Në fotot e publikuara shihet se Von der Leyen dhe Rama kanë qenë gjithë kohën të qeshur e duke biseduar me njëri-tjetrin.
“Mirëmëngjesi, dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.
/a.r