Shtatë sfidat e fundit për raundin e tretë në Champions League, prodhuan spektakël dhe shumë gola.
Barcelona triumfoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Bayern Munich. Një lloj hakmarrje e katalanasve, për humbjet e mëparshme ndaj bavarezëve.
Më i miri ishte padyshim Raphinha që realizoi tripletë, ndërsa goli tjetër për katalanasit u shënua nga Lewandowski, i cili nuk festoi ndaj ish-skuadrës së tij. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi Harry Kane.
Fitore tejet të rëndësishme mori Lille ndaj Atletico Madrid në Spanjë, me rezultatin 3-1. Goli i parë për francezët u shënua nga ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili i hapi rrugën përmbysjes.
Interi mori 3 pikët vetëm në fund, pasi golit të shënuar nga Thuram në shtesë ndaj Young Boys. Me rezultatin 1-0 fitoi edhe Liverpool ndaj Leipzig.
Manchester City nuk fali ndaj Sparta Pragë, skuadër të cilën e mposhti me shifrat e thella 5-0.
Në dy ndeshjet e tjera, Feyenoord fitoi 3-1 Benfica-s, ndërsa Dinamo Zagreb triumfoi 0-2 ndaj Salzburg.
/a.r