E Enjte 24 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranesira mesatare dhe mejgull ne mengjes, kthjellime pasdite. Era do të jetë me drejtim Jugperendim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/19°C
– Zonat e ulëta 12/24°C
– Zonat bregdetare 14/25°C
Kosova për dt. 24 Tetor 2024 do të ketë vranesira dhe kthjellime , mejgull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në 18°C –21°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte 25 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranesira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veriperendim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 7/20°C
– Zonat e ulëta 13/25°C
– Zonat bregdetare 15/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari