Pasi u kthye nga ‘eskursioni’ në Strasburg, deputeti demokrat Saimir Korreshi foli dhe për arrestimin e Ilir Metës, akt të cilin e cilësoi si një shoë, që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës me ish-drejtuesit e lartë të shtetit.
“Mënyra e arrestimit është për të ardhur keq. Ky ka qenë president i Shqipërisë dhe jo i Camorras. Ky është një shtet policor. Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp, mund ta arrestonin pas kësaj dhe jo në këtë mënyrë. Ky lloj arrestimi është bërë me qëllim, është shumë më lart se Ministri i Brendshëm. Nuk ndodh në asnjë vend. Ju e patë vetë si ndodhi me Ervin Salianjin. Operacionalja vihet në lëvizje vetëm për elementë të rrezikshëm kriminalë”, tha Korreshi.
/a.r