Servet Pëllumbi ka qenë njëri ndër figurat e vjetra në PS që ka kundërshtuar që në fillim përballjen mes Blushit e Ramës, teksa në një intervistë dhënë Gazetës Shqiptare këtë të hënë, Pëllumbi deklaronte se Blushi ishte vetëpërjashtuar.
“Unë nuk mendoj se duhet një përjashtim, aq më tepër kur secili e sheh veten të përjashtuar, përjashton veten pra. Nëse tjetri përjashton vetveten, nuk ka nevojë për përjashtim” shprehje Pëllumbi dy ditë pas rikonfirmimit të Ramës në postin e Kreut të PS.
Por mesa duket, një qëndrim i tillë ka irrituar deputeten e qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizin, e cila ka shkruar në rrjetin e saj social dy rrjeshta ironikë për Pëllumbin.
“Prof. Servet Pellumbi, shqiptari me i lumtur me rezultatin 95% te referendumit ne PS.
Me ne fund partia u kthye te sh. Enver.
Nostalgji!”