Në një konferencë për mediet ditën e djeshme, Monika Kryemadhi tentoi të shfajësonte ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i arrestuar me urdhër të SPAK.
Kryemadhi tha se Meta nuk ka kryer asnjë pagesë, pasi çdo shpenzim, që nga shkollimi i fëmijëve dhe deri tek shpenzimet shëndetësore dhe faturat e jetesës së përdtshme, bëheshin prej saj. Ndër të tjera, Kryemadhi tha se Meta nuk e di sa kushton një shishe ujë.
“Për çdo gjë që flitet aty Meta nuk ka paguar asgjë vetë, as një shishe ujë, çdo gjë e kam paguar unë, ai është marrë me politikë”, tha Kryemadhi.
Sot ajo ka sqaruar deklaratën e dhënë një ditë më parë lidhur me çmimin e shishes së ujit. deputetaj e PL-së tha pjashtë ambienteve të GJKKO ku ndodhet për tu njohur me masën e sigurisë, se Meta ka pirë gjithmonë ujë çezme dhe për këtë arsye nuk e di se sa kushton uji në shishe.
Monika Kryemadhi: Nuk është marrë ai, nuk është përpjekje fare. Është e vërteta si drita e diellit, nuk është marrë Ilir Meta absolutisht me asgjë. Edhe ato dy fatura që ata mendojnë, ia kam paguar unë. Edhe përsëri të më japin faturat, sepse edhe në ato dy fatura janë të ndara në zëra dhe nuk ka punë fare sepse deklarimin e pasurisë e kam bërë gjithmonë unë, se ka bërë ai. E dyta, duhet të kuptoni një gjë, se thashë që Ilir Meta nuk e di se sa kushton një shishe uji, po, sepse pi ujë çezme.
/a.r