Presidenti i PL-së, Ilir Meta është përplasur ashpër me prokurorët e posaçëm gjatë seancës në GJKKO.
Pas kësaj mësohet se seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës është shtyrë. I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Mësohet se seanca do të vijojë në orën 13:30, pasi avokatët dhe të dyshuarit duan të njihen me aktet.