Përfundon në pranga një 19 vjeçar nga Gjirokastra i akuzuar për kryerjen e marëdhënieve seksuale me një vajzë të mitur 14 vjeç. Shtetasi Xh. Gjini akuzohet për veprën penale “marëdhënie seksuale me të mitur” me shtetasen me iniciale I.P, edhe përse në njoftimin e policisë nuk sqarohet nëse ka patur një marëdhënie me dhunë apo jo.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Marrëdhënie seksuale me të mitur’’ parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.