Gazetari Adriatik Doçi dha më shumë detaje në Studio Live lidhur me arrestimin e Ilir Metës. Doçi shpjegoi detajet nga dosjet hetimore CEZ/DIA dhe lobimi në SHBA që janë bashkuar në një, për të cilat u arrestua dhe Meta. Doçi thekson se ka pasur disa dëshmi në SPAK që kanë fundosur Metën, sa i përket CEZ/DIA.
“Janë disa fraksione hetimore, një është CEZ/Dia. Mendohet se ka një dëshmitar kyç që implikon Metën, Elvis Mata, drejtuesi i LRI në 2005. Drejtor ekzekutiv tek kompania DIA, besohet se ka rrëfyer para SPAK të gjithë rolin e Metës në aferën korruptive mes CEZ dhe DIA. DIA drejtohej nga Kastriot Ismailaj. DIA krijohet në 2009 dhe nis me një kontratë korruptive me mbledhjen e borxhit të keq të CEZ, ishte një lloj manovre e Berishës për të futur në lojë Metën. Berisha kishte privatizuar OSSH, gjeti dhe hapësirë të futet Meta, shpiket CEZ/DIA.
CEZ i kalon para për mbledhjen e borxhit të keq. DIA i kalon fatura fiktive gjoja se ka mbledhur borxhin. Një nga dëshmitë ishte ish përfaqësues i CEZ në Shqipëri Josef Hojcek, që Kastriot Ismailaj na e solli në Çeki Ilir Meta. Gjithashtu Dritan Prifti tha se Meta shkoi në Çeki për të lidhur CEZ me DIA”, tha ai.
Doçi zbulon edhe mesazhet e Metës ndaj Kastriot Ismailaj kur i kërkonte 200 mijë euro.
“Është një mesazh i kapur nga prokuroria kur Meta i kërkon Ismailaj para zgjedhjeve 2009 më dërgo urgjent 200, mendohet 200 mijë euro. Rrëfimi i Vojsava Ismaliaj deklaroi raportet e afërta mes familjes dhe Metës dhe bashkëpunimi dhe kërkesat e Metës për para. Këto janë fakte publike. Hetimet 2 vjeçare kanë avancuar duke konfirmuar rolin e Metës në këtë aferë. Fraksion hetimor në SPAK”, tha ai.