Përfshihet nga flakët një banesë pranë Gjykatës së Burrelit. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se dyshohet se një person është bllokuar në banesë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Policia ka larguar qytetarët nga zona për të shmangur rrezikun. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.