Jo më kot ka qenë edhe kapiten.
Ardian Ismajli ka mbajtur dy herë shiritin tek Empoli, si dhe në Kombëtaren shqiptare në sfidën e fundit në Gjeorgji, dhe duket se sezoni i tij ka qenë shumë pozitiv deri tani.
Jo vetëm që mbrojtësi kuqezi është tepër i rëndësishëm për ekipin e klubit dhe për atë përfaqësues, por edhe mbetet një nga “maratonomakët” e Serie A, me futbollistin 28-vjeçar që ka qenë titullar në të 7 ndeshjet e Empoli këtë edicion në kampionatin italian, dhe madje ka qenë në fushë nga fillimi deri në fund, pra në 100 përqind të minutave.
Padyshim që kjo nuk ka qenë ndonjë dhuratë nga tekniku D’Aversa, por diçka plotësisht e merituar, sepse Ismajli është dalluar në çdo ndeshje.
Ai është veçuar edhe nga faqja zyrtare e Serie A për ndërhyrjen perfekte ndaj “bomberit” të Juventus, Dusan Vlahovic.
Këtë të diel, “ylli kuqezi” pritet të jetë në fushë në sfidën Empoli-Napoli, dhe bashkë me të do të jenë edhe 6 “maratonomakë” të tjerë që nuk kanë humbur asnjë minutë nga ky sezon, teksa kujtojmë me Ismajlin në fushë, skuadra toskane ka pësuar vetëm një humbje në 7 ndeshje, duke pasur dy fitore dhe një bilanc pozitiv që e mban në mesin e renditjes së Serie A.