Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Serbi.
Sipas mediave vendase, një billbord në qendër të qytetit Valeva, në perëndim të Serbisë është hakuar.
Aty është shfaqur shqiponja dykrenare me plis në kokë e cila ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.
“Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.
Ndërkohë një person, i cili pretendon se është pronari i billbordit ka komentuar në postim dhe thotë se rasti do të raportohet në organet kompetente.
“Unë jam pronari i billbordit që është hakuar mbrëmë, sapo e kam marrë vesh e kam hequr, dhe rasti do të raportohet në organet kompetente”, tha ai në postim.