Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv refuzimin e Partisë Demokratike për votim elektronik në qarkun e Tiranës.
Sipas Spahiut kjo është një marrëveshje e Berishës me Ramën, pasi ai kurrë nuk ka dashur një votim të tillë.
Berisha dhe Rama sipas Spahiut me anë të komisionerëve të tyre gjithmonë kanë vjedhur votat e partive të reja dhe i kanë ndarë mes tyre.
‘Dje kishte marrëveshje PD-PS për heqjen e votimit elektronik. Është kërkesë 34 vjeçare e Berishës që ka shkatërruar sistemin zgjedhor. Nuk njohu votën e emigrantëve dhe politizoi sistemin elektoral me komisionierët politik. Në çadër 90 ditë PD u fut për votim elektronik në 2017. Dhe sot bën kërkesë të hiqet edhe nga Elbasani. Berisha ka funksionuar me një skemë, komisionerët, alabakat të vjedhin votat e partive të reja dhe i ndajnë me PS.
Komisionerët e PD dhe PS grabisin çdo lloj vote ndaj partive që nuk kanë komisioner. Populli voton dhe komisionerët e Berishës dhe Ramës numërojnë. Arbitri është përfaqësues i ekipit kundërshtar. Berisha imponon rregullat e lojës për të qëndruar në establishmentin politik.’
Monstra e vicidolit,eshte qenia e gjalle ma e ndyra,qe mbane toka,kriminel i pa ngopur.
O Kreshniku i maleve. O trim i Berishës dikur, po ku hyn Rama këtu sipas teje?
Berisha po e refuzon hapur KQZ-në , sepse nuk kërkon fare votim elektronik. Ndërkohë Rama dhe PS po kërkojnë që përveç Durrësit dhe Elbasanit ti bashkohet edhe Tirana dhe pse jo gjithë qytetet e mëdha. Shkodra, Vlora, Fieri, Korça, Berati dhe Gjirokastra.
Tani sipas teje , Rama po i fryn Berishës që të kundërshtojë votimin elektronik?
Të gjithë ju që bëni analisti tani nga dritarja e skaj-it e paskemi me Ramën nën lëkurë , që për çdo gjë që ndodh nga krahu berishian është vepra e Ramës. Por leri diçka dhe Berishës o truvrarë se ja vret fare burrërinë.
O zot kur i dëgjon të vjen për të vjellë.
Nuk mbrohet opozita kështu duke e pushkatuar se pas çdo fytyrë të familjes Berisha fshihet Edi Rama.