Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar mbrëmjen e sotme në rrjetin social Facebook, duke theksuar se kompania që fitoi projektin për rindertimin e sheshit “Skënderbej” është e njejta që ndërtoi shtëpinë e Ramës.
Në një postim me disa pika, deputeti demokrat thotë se faqja në internet e kompanisë e tregojnë qartë korrupsionin e qeverisë aktualë, ndërsa shkruan se nga 3 milionë kompani që ka bota, Rama zgjodhi veç tre njerëz për shkak të lidhjeve të ngushta.
Postimi i Berishës:
Thjeshtri Rama dhe aferat e tij te medha, tronditese e korruptive me sheshin “Skenderbej”!
Te dashur miq, kompania qe Edi Rama shpalli si fituese te projektimit te sheshit Skenderbej eshte e njejta kompani qe ka projektuar edhe sarajet 58 metroshe te Surrelit.
– Kompania qe fiton projektin nga Edvin Rama si thjeshter, ka ne bordero edhe vajzen e gruas se Edvin Rames sic paraqet vete faqja ne internet e kompanise se huaj. Pra, parate qe thjeshtri Rama nxjerr ne mengjes nga buxheti i shtetit i perfundojne ne darke ose kesh ne shtepi ose ne kontot e tij ne offshore.
– Nga 3 milione kompani arkitekture qe ka bota, Edvin Rama ka marredhenie te ngushta vec me 3 njerez/kompani dhe ata i leviz njehere njerin si anetar jurie dhe tjetrin si fitues konkursi dhe heren tjeter nderrohen rolet per te njejtin pazar. Kjo perben objekt hetimi penal ne Belgjike, por krenaristet e Tiranes qe ndajne parate e rryshfeteve me Edvinin nuk konsiderojne problem gjasme-konkurset e Edvinit.
– Projekti i sheshit “Skenderbej” , te cilin duan t’a shesin per kembesoret, ne fakt parashikon 4 kulla per klientet e Edvinit si ne foton bashkengjitur qe ka publikuar vete kompania e huaj ne fjale. Vecanerisht kulla mes hotel Tiranes dhe Muzeut Kombetar nderpret koridoret vizuale te projektuara qysh ne shekullin e kaluar per Tiranen, por edhe koridoret ekologjike dhe te ajrosjes se qytetit.
– 4 kullat qe jane ne ëebsite te kompanise se huaj dhe qe tregojne qarte korrupsionin qe po kryen Edvini i fshihen publikut te kryeqytetit. Ju bej thirrje qytetareve te Tiranes te mos pranojne rrenimin e sheshit “Skenderbej” per te mbushur xhepat dhe kontot e Edvin Kristaq Rama. sb