Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi sot përmes një shkrese zyrtare ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha përcaktimin me akt të përbashkët të mënyrës se si do bashkëpunohet mes KQZ-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për çrregjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të vendit nga lista e zgjedhësve brenda vendit.
Kërkesa vjen ndërsa KQZ ka nisur punën përgatitore për mundësimin e zgjedhjeve nga jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
KQZ i ka dërguar po ashtu Hoxhës pvr mendim edhe projektudhëzimin e përgatitur.
Sipas këtij projektudhëzimi, shtetasit që dëshirojnë të votojnë duhet të regjistrohen në listën e zgjedhësve jashtë vendit në pvrputhje me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore në fuqi.
Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë territorit është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe përmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit dhe janë regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.
Kjo listë hartohet dhe përdoret rishtazi në secilën palë zgjedhje.
/a.r