Një dron u nis drejt rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare, në veri të Izraelit.
Netanyahu nuk ishte në ndërtesë dhe nuk pati viktima, tha zëdhënësi i kryeministrit izraelit.
“Objektivi i sulmit me dron në Izraelin qendror ishte shtëpia private e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare”, shkruhej në raportimin e agjencisë së lajmeve Katarit Al Araby, e cituar nga gazeta izraelite Ha’aretz.
Më parë Forcat e Mbrojtjes izraelite kishin njoftuar se një dron nga Libani kishte goditur sot qytetin e Cezaresë. Dy drone të tjerë u kapën.
/a.r