Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në një konferencë për shtyp në Ventimiglia, ka reaguar lidhur me vendimin e gjyqtarëve të seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës, të cilët vendosën që 12 emigrantët që mbërritën në Shqipëri dy ditë parë me anijen Libra, duhet të kthehen në Itali.
Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.
Por Tajani pasi nënvizon se është mësuar të respektoj vendimet e gjyqësorit, dëshiron që të respektohen edhe vendimet e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.
“Demokracia bazohet në ndarjen trepalëshe të pushteteve. Gjyqësori duhet të zbatojë ligjet, jo t’i ndryshojë ato apo të pengojë ekzekutivin të jetë në gjendje të bëjë punën e tij. Pushteti vjen gjithmonë nga populli, i cili zgjodhi këtë parlament dhe këtë qeveri. Vullneti i popullit duhet respektuar gjithmonë. Ne do të ecim përpara me atë që tha dhe presidentja, Von der Leyen, për të cilën marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë është një model për t’u ndjekur.”, tha Tajani.
/a.r