Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 24 tetor, ora 12:00, për mbajtjen e seancës paraprake të dosjes “Partizani”.
Tri ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar depozitoi në gjykatë këtë dosje me të pandehur Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andina Pustina, Studio Pustina sh.p.k, Shoqëria Homeplan sh.p.k dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k..
Kujtojmë se ne 23 tetor, opozita e Sali Berishës ka paralajmëruar protestë në Strasburg.
/a.r