Prindërit nxehen shumë kur shohin fëmijët që rrinë të gjithë kohen me telefon në dorë dhe shpesh ndodh ti “dënojnë” duke ua marrë pajisjet për disa ditë.
Por jo gjithmonë ndodh kështu, një gruaje që i ka ardhur në maje të hundës duke parë fëmijet e tyre me telefon në duar dhe ka çuar edhe më tej “hakmarrjen” ndaj pajisjeve teknologjike që mbanin fëmijët e saj.
Ajo i ka vendosur mbi një trung dhe i ka qëlluar me çifte. Pamjet tregojnë sesi ajo bën copash një “iPhone” vetëm me një të shtënë. Ndërsa copat fluturojnë në ajër, ajo thotë: “Refuzoj që të mos u bindeni atyre që them unë. Po marr sërish rolin e prindit. Fëmijët e mi janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër”, thotë ajo.
Në sfond shfaqen fytyrat e trishtuara të tre fëmijëve të saj adoleshentë, ndërsa njëri prej tyre mbledh copat e smartfonëve, për t’i vendosur sërish mbi trung.
Për mamanë e nxehur, “ekzekutimi i armikut” nuk ka përfunduar. Ajo merr një çekiç dhe i “bën pluhur” ato çka kanë mbetur nga pajisjet.